
Pasardhesi i Benediktit të 16-të do të zgjidhet nga 115 kardindalët
elektore gjatë procesit të fshehtë të njohur ndryshe si Konklava, e qe
mbahet ne Kapelen Sikstine.
Ligji kanonik e le te hapur mundesine e zgjedhjes se çdo mashkulli te pagëzuar, por qe prej shekullit te 14-te, Papa ka ardhur nga grupi i atyre qe njihen si princerit e kishes. situata e kandidateve ne gare, ka ndryshuar. edhe pse asnjeri prej tyre nuk mund te konsiderohet favorit i qarte, i pari ne listen e mundesive per te hyre ne konklave si kardinal e per te dale prej andej Pape, eshte italiani Angelo Scola.
Corriere Della Sera thote se kardinali 71-vjeçar, nje prej klerikeve me te shquar italiane, te cilit i referohen shpeshhere edhe si “princi i kurores i katolicizmit”, mund te kete siguruar qe tani 45 apo 50 vota te mundshme.
Duke qene se elektoret jane 115, per shpalljen e Papes duhen dy te tretat e votave te tyre, qe do te thote te pakten 77 te tilla. Scola, nje konservator i njohur, ka qene personalisht dhe teologjikisht i afert me benediktin e 16-te dhe Gjon Palin e Dyte. Ne 2010-n, ne kulmin e akuzave per perbuzimet seksuale te prifterinjve, ai i quajti sulmet e medias ndaj Papes “nje poshterim te lig”.
Por duke marre parasysh arsyet e doreheqjes se Papes Benedikt ka shume mundesi qe mosha te mos jete ne favorin e tij. I dyti renditet Mark Ouellet i Kanadase, i cili kryeson qe prej 2010-s kongregacionin e rendesishem te peshkopeve dhe ka lidhje te fuqishme brenda Curias, organi administrativ i kishes. Ka ndryshuar disi situata per brazilianin Odilo scherer, i cili nga i treti qe radhitej deri para pak ditesh ne nivel preferencash, tani ka kaluar ne vend te peste, pas nje tjeter kardinali italian, Gianfranco Ravasi dhe austriakut Christoph Schoenborn.
Top Channel