Berisha: Mësuesit, paga 700 USD

12/03/2013 00:00

Me besimin se zhvillimi i qëndrushëm i vendit kalon nëpërmjet rritjes së
cilësisë së arsimit, Kryeministri Sali Berisha bëri një premtim të ri,
që sipas tij do të realizohet në mandatin e ardhshëm qeverises.

Premtimi ka të bëjë me një rritje të konsiderueshme të pagave të mësuesve, përtej rritjes prej gati dyfish, që pagat e tyre kanë pësuar në keto 8 vjet.

“Jam këtu për të garantuar mësuesit, se gjatë katër viteve që vijnë rrogat e tyre do të njohin rritje dy deri në tre herë më të madhe, sesa indeksi i çmimeve dhe se në krye të katër viteve rroga e mësuesit do të jetë mbi 700 dollarë. Mësuesit në Shqipëri do të paguhen më mirë sesa në disa vende të Bashkimit Europian”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e beri kete premtim gjate inaugurimit te nje shkolle te re profesionale, e ndertuar ne Bashkine e Kamzes me fonde te Bashkimit Europian dhe Qeverise shqiptare. me rreth 15 dege dhe me laboratore moderne, ku nxenesit mund te marrin nje drejtim te caktuar profesional, kjo shkolle e re klasifikohet tani si shkolla me e madhe profesionale ne vend. Kryeministri Berisha premtoi, per mandatin e ardhshem, trefishimin e fondeve per zgjerimin e arsimit profesional ne vend, i cili mund t’u siguroje me lehte te rinjve nje vend pune.

Ndersa per rritjen e cilesise se arsimit ne teresi, Kryeministri Berisha premtoi jo vetem rindertimin e shkollave ende te parikonstruktuara, por edhe modernizim te infrastruktures mesimore.

“Ne vitin 2006 në të gjitha shkollat e Shqipërisë gjendeshin  gjithsej 900 kompjutera, sot janë mbi 24 500 komjutera. Cili është zotimi ynë për katër vitet që vijnë? Zotimi ynë për katër vitet që vijnë është mësim dixhitale për çdo klasë. Kompjuter  në çdo klase, standardet më të larta në përdorimin e teknologjisë dixhitale në shkollat tona”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e krahasoi standardin modern te shkolles se re profesionale ne Kamez me standardin ku do te renditet Shqiperia ne kater vitet e ardhshme, nje vend europian i zhvilluar.

Top Channel