
Një grup prej rreth 20 qytetarësh serbë kanë bllokuar të hënën në
mëngjes disa automjete të misionit të BE-së, EULEX-it, në fshatin Rudarë
të Zveçanit, në të cilat po udhëtonin doganierë dhe policë kufitarë të
Kosovës.
Raportohet se ata ishin nisur në drejtim të pikës kufitare Jarinjë, ndërsa pas bisedave që kanë zgjatur rreth 10 minuta mes përfaqësuesve serbë dhe atyre të EULEX-it këta të fundit janë detyruar të kthehen mbrapsht në drejtim të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Kosovapress-it, kohët e fundit doganierët kosovarë kanë qarkulluar nëpër pikat kufitare 1 dhe 31 përmes transportit rrugor pa pasur ndonjë problem, por sot ata janë detyruar të transportohen me helikopterë. Zyrtarët për informim të EULEX-it nuk kanë mundur të konfirmojnë këtë rast deri në mesditë.
Top Channel