Gjatë prezantnimit të programit Për një Rilindje Shqiptare pëpara qyetarëve të Kukësit, kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama premtoi uljen e taksave për 95% të shqiptarëve.
“Do të ulim taksat për 95 për qind të qytetarëve. Do t’i ulim për biznesin e vogël, për gjithë rrogtarët në shtet dhe privat dhe do rrisim taksat për deputetët, ministrat, kryeministrin dhe gjithë ata që sot fitojnë më shumë dhe paguajnë më pak”, deklaroi Rama.
Bashkë me anëtarët e grupit të punës për progarmin, Mimi Kodheli, Shkëlqim Cani dhe Arbër Mazniku, u shpjeguan hapat që do të ndjekë qeveria socialsite pas 23 qershorit për të nxjerrë vendin nga kriza, duke theksuar hapjen e 300 mijë vendeve të punës.
“Nga politika e punësimit të qeverisë, nga 144 mijë janë punësuar 789 vetë. Kjo është një zgjedhje mes një pushteti që ka dështuar dhe nuk i ka mbartur angazhimet që ka marrë përsipër, dhe një force tjetër që meriton të votohet”, u shpreh Rama.
Rama u kërkoi qytetarëve të Kukësit që nëpermjet votës të lidhin një kontratë të re për një të ardhme më të mirë.
“Këta nuk jua tregojnë më duart e pastra, pasi i kanë të zhytra në balt deri tek sqetulla, por me të pistat po mundohen të bëjnë pisë të gjithë të tjerët duke thënë se të gjithë janë të pistë, prandaj rrini më mirë nëpër shtëpi. Por përpara është mundësia për të votuar një zgjidhje tjetër”, shtoi Rama.
Taksa progresiste është një nga pikat më të forta të programit të Partisë Socialiste për ripërtëritjen e ekonomisë shqiptare, që prej vitesh ka hyrë në krizë.
Top Channel