Hartmut Geilerthas është një burrë gjerman i cili arrin të luajë pjesë muzikore me trombën më të madhe në botë.

Instrumenti gjigand është sa dyfishi i një trombe normale, por Hartmut është mësuar t’i bjerë trombës 2.4 metra të gjatë.

Kjo trombë është prodhuar nga 20 artizanë të Markneukirchen në vitin 2010 për të festuar 650-vjetorin e themelimit të fshatit.

Markneukirchen ka një traditë të vjetër me prodhimet e instrumenteve frymore që daton që në shekullin XVII.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA