Kur Robert Schiavelli qesh brenda mureve të shtëpisë së tij në Long Island, e dëgjojnë edhe fqinjët nga ana tjetër e rrugës dhe për këtë arsye burri amerikan rrezikon burgun.
E qeshura e tij është aq e fortë sa “shqetëson qetësinë publike” dhe mund të vuajë një dënim me burg prej 30 ditësh.
Një nga fqinjët e tij ka telefonuar disa herë policinë për shkak të zhurmës së madhe të 42-vjeçarit kur qesh. Sipas ‘New York Post’, agjentët e policisë e kanë gjobitur dy herë Robertin me nga 250 dollarë.
Në radion lokale, nëna e 42-vjeçarit ka shpjeguar: “Djali im është pak i vonuar mendërisht dhe fqinja jonë e tall gjatë gjithë kohës. Unë e kam këshilluar që ai të qeshë sa herë që ajo e ngacmon dhe ai po më ndjek këshillën. Thjesht ajo do të kapet pas budallallëqeve.”
Avokati mbrojtës i Robertit deklaroi: “Nuk e dija që të qeshje përbënte krim.”
Top Channel