Koret raciste, gjobitet Juventusi

11/03/2013 19:25

Koret raciste ndaj Balotellit, napolitanëve dhe siçilianëve, në dy ndeshjet e fundit ndaj Napolit dhe Catanias, i kushtuan 4 mijë euro gjobë Juventusit.

Gjoba u vendos nga Komisioni Italian i Disiplinës ditën e hënë, pas shqyrtimit të provave televizive mbi këto fakte.

Kjo masë ishte shumë më e lehtë nga sa përflitej, me Juventusin që rrezikonte deri zhvillimin e ndeshjes së ardhshme brenda fushe me dyer të mbyllura.

Në shpjegimin e këtij vendimi, në mënyrë të habitshme, Komisioni i Disiplinës i cilësonte koret ndaj Balotellit si të “ofenduese”, por jo “raciste”.

Në ndeshjen Napoli-Juventus 1-1 dhe Juventus-Catania 1-0, tifozët e kryesuesve i bënë referenca dallimeve krahinore jug-veri në Itali, duke ngjallur kundërreagime të ashpra të tifozëve kundërshtarë.

Top Channel