F1, Maldonado: Shpresojmë të jemi kompetitivë

11/03/2013 14:30

Pastor Maldonado është shprehur se po pret me padurim nisjen e botërorit të Formulës 1 dhe shtoi se ka shpresa që këtë vit skuderia Williams të jetë “më kompetitive se sezonin e kaluar”.

“Kemi punuar shumë gjatë dimrit për të përmirësuar makinën dhe nga ato që pashë në testimet e Barcelonës them se kemi potencial të mirë”, deklaroi piloti venezuelian.

“Sigurisht që nuk e dimë punën që kanë bërë skuderitë e tjera, por duke parë punën e inxhinierëve, dizenjuesve dhe teknikëve tanë, mendoj se jemi në rrugë të mbarë”, shtoi Pastor Maldonado.

Kampionati botëror i Formulës 1 do të nisë më 17 mars me Cmimin e Madh të Australisë.

Top Channel