Dy vjet pas tërmetit të fuqishëm të 11 marsit 2011 dhe tsunamit
shkatërrues që e pasoi, rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë për mijëra
personat e shpërngulur pas fatkeqësisë së dyfishtë natyrore në Japoni.
Më shumë se 18.000 të vdekur e të zhdukur ishte bilanci tragjik i
katastrofës, ndërsa 300.000 vetë vazhdojnë të mbeten të pasistemuar
plotesisht.
Në ceremonite perkujtimore te mbajtura ne Tokio dhe ne qytetet e goditura te verilindjes, personat e mbledhur ulen kokat e mbajten nje moment heshtje per te shenuar oren 2. 46 minuta, casti kur do te godiste termeti me i fuqishem ne historine e vendit.
Krahas eventeve perkujtimore, pati edhe nje tjeter zhvillim qe gjeti pasqyrim ne media: qindra te shperngulur per shkak te katastrofes berthamore depozituan nje padi, ku kerkojne kompensim per vuajtjet dhe humbjet e tyre.
Ne zonen e katastrofes, mijera te mbijetuar vazhdojne te jetojne neper streha te perkoheshme dhe presin me padurim te sistemohen. Por zyrtaret thone se nje proces i tille mund te kerkoje deri ne 10 vjet kohe. Nje numer i madh njerezish marshuan te dielen ne Tokio me pretendimin t’i jepet fund perdorimit te energjise atomike. 50 reaktoret berthamore te vendit u mbyllen per kontrolle pas termetit dhe qe atehere, vetem dy prej tyre jane ndezur serish. Por kryeministri Shinzo Abe, i zgjedhur ne muajin dhjetor e ka bere te qarte se pas kontrolleve te sigurise, reaktoret do te rinisin punen, si e vetmja menyre per permbushjen e kerkesave te medha per energji.
Top Channel