90-vjetori i komunitetit musliman

11/03/2013 22:50

Janë mbushur plot 90 vjet, që nga themelimi i komunitetit muslamin në Shqipëri.

Kreu i komunitetit musliman, Selim Muça, theksoi se përgjatë këtyre 9 dekadave, komuniteti musliman ka qenë nxitës i vlerave më të larta njerëzore, si paqes, harmonisë dhe dashurisë ndërmjet njëri-tjetrit.

“Sot komuniteti musliman i Shqipërisë është përsëri në gjirin e shoqërisë me qëllim që të rrisë e të zgjojë ndjenjën e dashurisë për fenë e njerëzimin. Të frymëzojë shpresa të reja, të zgjojë e të forcojë te besimtarët besimin e bukur islam”, tha Selim Muça.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në fjalën e tij përshëndetëse me këtë rast, ka vlerësuar tolerancën që inspiron besimi islam në vendin tonë.

“Ashtu si tradita jonë ekumenike, po kështu edhe kjo tolerancë e prirje e theksuar moralo-kombëtare e islamit tonë përbëjnë dy pasuri të rëndësishme të kulturës sonë, me të cilat ne, jo vetëm mund të komunikojmë me botën, por të besojmë se tashmë ato janë të ngulitura në karakterin tonë identitar. Për t’i dhënë fytyrë, qëllim e mision shprehjes së Zotit mbi kombin shqiptar, të gjithë historinë e ardhmërisë së tij drejt lirisë, demokracisë dhe ëndrrës europiane”, tha Bujar Nishani.

Në një ceremoni festive, organizuar me këtë rast nga drejtues të komunitetit musliman në Tiranë, kanë marrë pjesë presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të besimeve të tjera fetare në vend, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik akredituar në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA