AK në Shkodër, “përuron” mashtrimet e Berishës

10/03/2013 00:00

Aleanca KuqeZi zhvilloi të dielën një takim në Shkodër ku ripërsëriti qendrimin e saj për largimin sa më parë të qeverisë së kryeministrit Berisha. Kryetari i saj, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje mbështetësve të tij të vijnë në Tiranë në 7 prill në një manifestim kundër qeverisë.

Gjatë këtij aktiviteti të Aleancës KuqeZi  “Pishtari I Demokracisë”, Zenel Mlika, dogji publikisht një dekoratë të dhënë nga ish-Presidenti Berisha.  Aleanca KuqeZi deklaroi se djegia e dekoratave do të vijojnë në cdo qytet, e mbi të gjitha në qytetet që konsiderohen bastione të PD. Spahiu u ndal gjithashtu tek pasuria e pushtetarëve të Partisë Demokratike të cilët sic tha e  kanë lënë Shkodrën në harresë.

“Tre makinat e Jozefinës vlejnë sa dy shkolla të cilat do të shërbenin për të edukuar fëmijët shkodranë. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës është më i pasur se cdo ish-kryetar i PPSH-së. Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë, por kanë kryeministrin më të pasur në rajon, Europë dhe më gjerë”, tha Spahiu.

Më tej të gjithë drejtuesit e Aleancës KuqeZi  “përuruan”  ato që i quajnë mashtrimet e Sali Berishës në zonën e Shkodrës, duke prerë shiritin e centralit bërthamor në Shkodër dhe  mullinjtë e erës për energjinë që nuk u ndërtuan kurrë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta