Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Duhet të jetë një objekt për muze, por ja që përdoret çdo natë prej 400
vjetësh. Është shtrati më antik në botë që ende përdoret në Mbretërinë e
Bashkuar e që ndodhet në një nga dhomat e shumta të kështjellës
Berkeley, në jug-perëndim të Anglisë.
Në shtratin në fjalë kanë fjetur 15 breza fisnikësh që i përkasin familjes Berkeley, të cilët kanë pasur mundësi të shijojnë komoditetin e tij, ndërkohë që eksperiencën do ta vazhdojnë pasardhësit e tyre.
Siç kanë shpjeguar pronarët aktualë të shtratit, John Berkeley dhe bashkëshortja e tij Georgina, ai vazhdon të jetë shtrati më i mirë i të gjithë rezidencës së tyre.
Objekti është ndërtuar me dru në vitet e para të 1600-ës, ka mbulesën tipike në pjesën e sipërme dhe mban stemën mbretërore të familjes Stuart.
Gazeta “Daily Telegraph” i ka kushtuar një editorial të vogël këtij lajmi, duke shkruar se, dyqanet sot mund të ofrojnë mobilje me çmime marramendëse, por cilësia e ofruar nga artizanët e dikurshëm është e paarritshme.
Top Channel