Me urdhër të Kryeministrit grek Andonis Samaras përshpejtohet procesi i
ndërtimit të xhamisë në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk ka
një objekt kulti për më shumë se 300.000 myslimanë që jetojnë atje, duke
u realizuar më në fund një kërkesë e komunitetit mysliman qysh prej
vitit 1940.

Brenda disa ditesh pritet te shpallet tenderi, ndersa fotografia e maketit qarkullon tashme ne mediat greke. Behet fjale per nje ndertese moderne me vlere 846.000 euro dhe kapacitet 350 vendesh, e konceptuar nga zyra arkitektonike e Aleksandros Tobazi ,e cila ka projektuar disa nga xhamite me te bukura ne bote.

E veçanta e xhamise eshte se nuk do te kete minare pasi nuk do te pershtateshin sipas projektuesve, me ambientin perreth.Ajo do te ndertohet ne lagjen Botaniko,ne nje zone ku nuk lejohen ndertimet e shtepive kështu që,sipas burimeve diplomatike, shmanget rreziku i krijimit të getove. Toka ku do te ndertohet kulti, i perket shtetit grek, i cili edhe do te krijoje nje komision prej shtate vetesh, dy prej te cileve te propozuar nga komuniteti mysliman per mbarevajtjen e xhamise.

Ndertimi i saj vleresohet se do tu jape fund kritikave ndaj Greqise per gjendjen ne te cilen qinderamijera myslimane kryenin lutjet e tyre fetare, në me shume se 100 bodrume dhe garazhe ne kryeqytet.Vendimi sipas Athines zyrtare eshte marre qysh ne shtatorin e kaluar para se kryeministri turk Erdogan t’i propozonte homologut te tij grek qe te Ankaraja te financonte ndertimin e saj. Vlen te permendet se megjithese Kisha Greke e ka mirëpritur ndertimin e xhamise ,kunder saj ka apeluar ne Keshillin e Shtetit mitropoliti i Pireut Serafim i cili thekson se ngritja e nje kulti mysliman ne nje vend qe ka luftuar 500 vjet kunder tiranise turke do ti fyente gjithe ata qe e cliruan.
 

Top Channel