Shkencëtarët rusë lajmëruan për zbulimin e një forme të re jete bakteriale, në mostra uji të marra nga një liqen i ngrirë në Antarktidë.
Kërkuesit analizuan kampionët e ardhur nga liqeni i Vostokut, më i madhi në gjendje konstante të ngrirë, në Polin e Jugut.
Një vit më parë, ekipi i shkencëtarëve shpoi një shtresë akulli prej pothuajse katër kilometrash, për të arritur në kontakt me ujin e liqenit.
Besohet se lidhja e Vostokut me sipërfaqen u ndërpre disa miliona vite më parë.
Shkencëtarët kishin ngritur edhe më parë dyshimin se në një mjedis të tillë, mund të kishte gjurmë të jetës bakteriale.
Megjithatë, zbulimi i një bakteri të ri, të panjohur më parë, përbën një zbulim madhor dhe përkrah tezat se forma të ngjashme jete mund të ndodhen edhe në hapësirë.
Top Channel