Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar se 6 personat e dyshuar për vrasjen e policit elitar të Kosovës, Enver Zymberi, gjatë aksionit në veri, korrikun e vitit 2011, dyshohet se fshihen në Serbi.

Ai e ka thënë këtë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, duke u mbështetur në informacione që posedon Policia e Kosovës.

Megjithatë, ministri ka theksuar se këta persona është e vështirë të kapen, pasi Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Rexhepi i ka bërë këto komente kur është pyetur posaçërisht nga deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Për këtë rast janë identifikuar 6 persona për të cilët është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Ndërkohë, është identifikuar edhe i dyshuari i shtatë, për të cilin do të lëshohet së shpejti një urdhër-arrest”, ka thënë Rexhepi.

Po ashtu, ministri i Brendshëm është pyetur nëse i qëndron ende fjalëve të tij të mëparshme, se ishte thuajse i sigurt se vrasja e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës nuk kishte motive etnike.

Rexhepi është përgjigjur duke thënë se u qëndron pas atyre deklaratave, por nuk dëshiron që tragjedinë e të tjerëve ta shfrytëzojë për qëllime politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA