
Publiku në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit ka shpërthyer në
duartrokitje gjatë adaptimit koreografik te njërës prej Operave me te
famshme te Xhuzepe Verdit, “Traviata”.
Shfaqja eshte realizuar nga grupi i baletit me koreografi te ciftit Gerd Vaso dhe Enada Hoxha, te cilet kane performuar edhe si soliste ne te.
“Pas premierës ndihemi të lumtur dhe të kënaqur. Jemi shumë të lumtur kur shohim një publik që të pret mirë dhe ngrohtë. Kjo është një sipërmarrje e madhe dhe nuk ishte e thjeshtë, por është punuar me shumë dashuri dhe mendoj që kjo dashuri e jona është përcjellë tek publiku”, thotë Enada Hoxha.
Drejtimi i Orkestres i eshte besuar dirigjentit te mirenjohur Eno Koco, bir i te pares Violete, Tefta Tashko Kocos. Kete radhe nepermjet performances se Enada Hoxhes, Violeta ka ardhur teper e gjalle ne skene dhe ka percjelle tek publiku emocione te forta. Ne fakt kimia interpretuese e çiftit te balerineve ka qene e dukshme.
“Njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe njohim shumirë dëshirat dhe tekat e njëri-tjetrit dhe mendoj se kjo na ka ndihmuar në punën tonë. Ndihmë tjetër shumë e madhe është muzika dhe historia e Traviatës, që të jep mundësi që të krijosh”, thotë Gerd Vaso.
Vepra vjen ne te ashtuquajturin ‘Viti Verdian’, i cili po festohet ne gjithe boten per nder te kompozitorit te madh italian. Ajo perkon edhe me 60-vjetorin e themelimit te Teatrit te Operas dhe Baletit dhe nderon edhe te gjitha sopranot qe e kane realizuar kete veper si opera ne 6 prodhimet e vena ne skene deri tani ne te.
Top Channel