Formula 1, përcaktohet kalendari 2013

08/03/2013 19:20

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), përcaktoi të premten përfundimisht kalendarin e garave të Botërorit të 2013-s, i cili do të nisë në Australi javën e ardhshme.

Ndonëse ishte folur për 20 gara në total, FIA konfirmoi se ato do të jenë 19, nga të cilat vetëm shtatë në Europë, një trend i qartë i zhvendosjes së garave në pista kryesisht aziatike, ku përfitimet janë më të mëdha.

Siç është traditë, Botërori do të mbyllet në Interlagos, ndërsa pistës teksane të Austin, në SHBA, i është dhënë një rëndësi e madhe, duke e vendosur të parafundit në kalendar.

Kalendari i garave të Botërorit të 2013-s

1. 17 mars     Australi      Melburn
2. 24 mars     Malajsi       Sepang
3. 14 prill       Kinë           Shangai
4. 21 prill       Bahrein      Sakhir
5. 12 maj       Spanjë       Barcelonë
6. 26 maj       Monako     Monako
7. 9 qershor   Kanada      Montreal
8. 30 qershor  Britani       Silverstone
9. 7 korrik      Gjermani    Nyrburgring
10. 28 korrik   Hungari     Hungaroring
11. 25 gusht   Belgjikë     Spa
12. 8 shtator   Itali          Monza
13. 22 shtator Singapor    Marina Bay
14. 06 tetor    Korea Jugut. Yeongam
15. 13 tetor    Japoni       Suzuka
16. 27 tetor    Indi           Budh
17. 03 nëntor  Abu Dhabi  Yas Marina
18. 17 nëntor  SHBA        Austin
19. 24 nëntor  Brazil        Interlagos

Top Channel