30 punëtorë dhe punëtore të një biznesi fasonësh në Bullgari morën peng pronarin e tyre, të cilin kanë vendosur ta lirojnë vetëm pasi të paguhen rrogat e prapambetura.
Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Blagoevragdit, ku policia ka rrethuar godinën dhe po zhvillon negociata me punëtorët për zgjidhjen e kësaj krize.
Sipas mediave bullgare, mësohet se punëtorët e “Kristi Text.” kanë mbyllur drejtorin dhe disa drejtues të tjerë të lartë kompanisë në një zyrë.
Ata kërcënojnë me shkatërrimin e makinerive nëse policia do të ndërhyjë, ndërsa premtojnë lirimin e pronarëve grekë, menjëherë pas shlyerjes së dy muajve të papaguar.
Pavarësisht pengmarrjes, që përbën një vepër penale, mediat bullgare janë solidarizuar me punëtorët, të cilët punojnë dhjetë orë në ditë, pa sigurime shëndetësore apo pagesë për pension, me një page tepër të ulët edhe për vetë standartet e vendit më të varfër brenda Bashkimit Europian.
Top Channel