Messi: Njerëzit po presin me padurim humbjen tonë

07/03/2013 16:45

Leo Messi theksoi në një intervistë për ‘ESPN’ se kundër Milanit “ka shumë njerëz që po presin me padurim eliminimin e Barcelonës në mënyrë që të thonë se cikli ynë ka përfunduar”.

“Ka ardhur momenti që të kthejmë situatën. Gjithçka nisi me humbjen në San Siro dhe kjo gjendje mund të përfundojë nëse kualifikohemi ndaj Milanit të martën. E dimë që do të jetë e vështirë për shkak të humbjes 2-0 të ndeshjes së parë, por kemi besim se do e përmbysim disavantazhin”, deklaroi ylli argjentinas.

Messi shpjegoi edhe se si i përjeton Barcelona humbjet e rralla që kur në stol u ul Pep Guardiola: “Ky klub ka një të keqe: kur mundesh në dy takime radhazi gjithçka errësohet; kur fiton dy ndeshje radhazi, gjithçka është normale. I njohim mirë tifozët tanë dhe na takon neve t’i kthejmë sërish të lumtur si më parë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA