DASH: Shqipëria, tranzit për drogën

07/03/2013 00:00

Shqipëria vazhdon të cilësohet vend tranziti dhe destinacion për
kanabisin, heroinën dhe kokainën ne raportet e Departamentit Amerikane
të Shtetit.

Më i fundit prej tyre përmend faktin që autoritetet i kanë shtuar arrestimet dhe konfiskimet e lëndëve narkotike, pasoje ne dukje e teknikave më të mira të përdorura nga policia, gjatë vitit 2012. Krahasuar me nje vit perpara tij, konfiskimet e marijuanës jane rritur ne masen 175 përqind. Por nje gje e tille, dokumentit, deshmon qarte edhe një shtim të prodhimit të saj brenda vendit në krahasim me periudhat e meparshme.

Provat tregojnë se rrjetet e trafikimit po përfitojnë ndoshta nga rënia e aktivitetit policor në vendet fqinje, duke e anashkaluar Shqipërinë, e cila prej një kohe të gjatë shërbente si vend kalimi për lëndët narkotike që hynin në Evropën Perëndimore, thote zeri i amerikes.

Sipas tij, në Shqipëri konsumimi i narkotikëve të tjerë, përveç marihuanës nuk duket të jetë i përhapur. Gjatë vitit 2012, thuhet në raport, Shqipëria vazhdoi t’i përmirësojë përpjekjet kundër narkotikëve duke hartuar edhe një strategji kombëtare për këtë qëllim.

Statistikat e policisë shqiptare tregojnë se gjatë vitit të kaluar u kapën rreth 21.2 ton kanabis, rreth dyfishi i vitit 2011. Edhe sasitë e heroinës dhe kokainës së kapur u dyfishuan, përkatësisht në 87.7 dhe 4.6 kilogram. Megjithë rritjen e konfiskimit të narkotikëve, numri i personave të dënuar nga gjykatat për krime të tilla ishte i pakët, për shkak të institucioneve të dobëta gjyqësore dhe atyre të antikrimit. Në vitin 2012 Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërmori mbi 146 hetime por i paraqiti gjykatave vetëm 46 raste.

Top Channel