Aksident i rëndë në Korçë, vdes 35-vjeçari

07/03/2013 00:00

Një automjet është përplasur me një kamion në afërsi të fshatit Tren në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë e për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit me targa DV 3290 A.Tafo 35 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa DV 3290 A ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Bilishtit, ndërsa kamioni po vinte në drejtim të Korçës.

Policia tha se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i mjetit i cili mbeti edhe viktimë e aksidentit tragjik, ndërkohë që bëri të mundur edhe ndalimin e drejtuesit të kamionit E.Leshnja.

Si pasojë e këtij aksidenti qarkullimi në të dyja krahët e aksit nacional Korçë-Kapshticë u bllokua për mëse 30 minuta, ndërkohë që nga goditja e fortë pati edhe vështirësi për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Top Channel