Weisz: Nuk jam aktore tipike Hollivudi

06/03/2013 15:30

Kohët e fundit njihet si zonja Bond për arsyen e thjeshtë se është e martuar me aktorin që interpreton rolin e agjentit 007, britanikun Daniel Craig. Rachel Weisz është shprehur në një intervistë për revistën ‘Esquire’ se nuk i pëlqejnë rolet në filmat komercialë, ndryshe nga aktoret e tjera hollivudiane.

“Problemi im është se tërhiqem nga materiale që nuk janë komerciale dhe që nuk kanë vëmendjen e kujtdo. Më duken shumë interesantë këta filma jokomercialë”, thotë aktorja 42-vjeçare.

Edhe pse jo në role të mëdha, Weisz ka arritur shumë sukses gjatë karrierës dhe këtë gjë e shpjegon kështu: “Kam ecur gjithmonë me strategji. Ka shumë filma të mëdhenj që i kam refuzuar sepse nuk kam dashur të konsumohem tek publiku.”

Rachel Weisz është martuar me Daniel Craig në vitin 2011 në mënyrë sekrete. Të ftuar në ceremoni kanë qenë vetëm 4 persona, përfshirë dy fëmijët e tyre që i kanë nga martesa të mëparshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta