Rihanna poston në Instagram foto me tanga

06/03/2013 15:10

Fansat e Rihanna e dinë se ajo nuk ka turp të tregojë çdo pjesë të trupit të saj online dhe kësaj radhe këngëtarja e famshme ka dashur të bëjë me dije se i janë dhuruar një palë çizme të gjata.

E ku ka mënyrë më të mirë për të falenderuar për dhuratën se sa të pozosh me këto çizme e zhveshur, duke i kombinuar vetëm me një palë tanga të bardha e duke postuar foton në Instagram.

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, Rihanna shpjegoi fiksimin e saj me postimin e çdo gjëje personale në rrjetet sociale.

“Postoj foto të miat duke pirë hashash, duke bërë qejf me miqtë e mi në klube apo kur jam duke lexuar Biblën sepse vura re që shumë persona ishin të interesuar për të ditur nëse jam e varur nga droga, alkooli e gjëra të tilla. Vendosa që ta them vetë të vërtetën mbi atë që bëj në jetën e përditshme. Dua të jem e ndershme me njërëzit”, deklaroi këngëtarja nga Barbados.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta