Rama: Kupola e policisë e korruptuar

06/03/2013 00:00

Siguria dhe rendi publik ishin në fokusin e një tryeze të organizuar nga PS në qytetin e Laçit, ku përmes deputetëve të saj dhe drejtuesve të grupit të punës për programin, opozita ka bërë konstatime por edhe ka dhënë alternativa për të rikthyer sigurinë publike në vend.

Deputeti Sajmir Tahiri e ka vënë theksin tek lidhjet e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit me eksponentë të krimit. Për Tahirin, sot krimi komandon nga zyrat e shtetit.

Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama e lidhi situatën e sotme të rendit me atë që e quajti dominim të krimit ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.

“Sot në Shqipëri ndodhin dy krime në orë. Ta zmbrapsim krimin dhe të rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Sot policia është e tradhtuar, kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin, funksionon si një organizatë që jep dhe merr në emër të interesave kriminale, mbron kanale të kontrabandës dhe pa as më të voglin dyshim është një nga vatrat më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Ky ishte pretimi i Ramës për ta ndryshuar këtë situatë ku ndodhet rendi publik. “Sigurisht që beteja me krimin nuk është vetëm një betejë e policisë me kriminelët, beteja me krimin është një betejë e shoqërisë dhe e qeverisë edhe me shkaqet e krimit”, theksoi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta