Poni: Mbi 3 milionë zgjedhës, po pastrohen dublimet

06/03/2013 00:00

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni ka deklaruar numrin e listës
së zgjedhësve deri në 3 mars të dërguara pranë njësive vendore,
ndërkohë që pranë zyrave të Gjendjeve Civile do të vazhdojë puna për
pastrimin  e emrave të dubluar.

“Janë, në atë që quhet listë e qartë dhe e plotë e ligjshme, 3 264 416 zgjedhes, pranë 5485 qendrave të votimit, ndërsa 21 548 zgjedhës janë janë në ato që quhen lista jo të gatshme për t’u afishuar, për shkak se kryetarët e njësive vendore vazhdojnë t’i mbajnë ato lista jashtë kufijve ligjorë”, tha Poni.

Deri ne keto momente, deklaroi zoti Poni, jane pastruar 1 922 rekorde te dubluara dhe ekzistojne ende 3 431 rekorde te tilla. Punonjesit e Gjendjeve Civile po punojnë për minimizimin e numrit të personave me adresë të pasaktë zgjedhore, qender votimi ndryshe nga familja, apo ata me adrese te pacaktuar te shtepise.

Poni ka ngritur me shqetesim ekzistencen 15 qendrave te votimit mbi limitin ligjor 700 votues per Tiranen   dhe 1000 ne rang Republike, që prej të cilave ndodhen në kryeqytet. Ne Tirane ne minibashkine numer 1 ekzistojne dy qendra te tilla, ne minibashkine 3 dhe 4 nga 1, ne minibashkine 5, 2 qendra te tilla dhe ne minibashkine 6, 4 qendra votimi qe e kalojne numrin e zgjedhesve te percaktuar.Nderkohe jane bllokuar emrat e 1 130 personave mbi moshen 100 vjec, nga te cilet 200 kane konfirmuar qe jetojne dhe kane te drejten e votes, 930 prej tyre janë bllokuar.

Top Channel