Mou: S’e meritonim fitoren. Ikën më të mirët

06/03/2013 00:00

Mourinho tregohet modest. Në fund të takimit me Manchester United, edhe pse fitoi 2-1 deklaroi se skuadra që u eleminua ishte “skuadra më e mirë në fushë”.

Portugezi, në një intervistë për BBC Sport tha se skuadra e tij nuk luajti mirë në fushë dhe se me atë lojë nuk e meritonte humbjen. Lidhur me episodin që nxorri me karton të kuq Nanin nga fusha e lojës deklaroi se “nuk pa gjë dhe se Ferguson duhej të ndjehej njëlloj si ai kur eleminohej nga Guardiola në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

“Nuk luajtëm një ndeshje të mirë dhe s’e merituam fitoren. Ndëshkimi i Nanit? Nuk di gjë, s’pashë gjë, por pavarësisht këtij episodi nuk e meritonim fitoren. Sa për të kërkuar ndjesë, s’e besoj se duhet bërë. As Guardiola nuk kërkoi ndjesë pasi më eleminoi nga gjysmëfinalet e Champions. S’kam pse kërkoj ndjesë për asgjë”, tha Mou.

Më tej duke u ndalur tek ndeshje ai lëshoi kritika kundër të tijëve, sidomos pas kalimit në avantazh 2-1 dhe kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak në fushë.

“Pas 2-1 kur ishim 11 kundër 10 nuk prekëm pothuajse fare topin. E njoh këtë stadium, e njoh këtë trajner dhe e dija që minutat e fundit të takimit do të ishin të vështira”, vlerësoi portugezi.

Lidhur me ndeshjen mes Barcelonës dhe Milanit, Mou ka injoruar gjithcka duke deklaruar se nuk bën tifoz për asnjë skuadër, por shpreson vetëm që Interi të fitojë Ligën e Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA