Konventa e prillit do të vendosë pozicionimin e Lëvizjes Socialiste për
Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit, çka sipas nënkryetarit Petrit
Vasili, është tregues i funksonimit të demokracisë së brendshme në këtë
forcë politike.

“Ndryshe nga çka bërë politika shqiptare, e cila ka bërë kompromise të një orë, të një nate, gjithcka që do të prodhojë Konventa do të jetë një analizë logjike, ku që nga kryetari i LSI por edhe drejtuesit qendrorë dhe lokalë do të sjellin argumentat e tyre përfundimtare në vlerësimin për Qeverisjen, aspekte të cilat kanë shkuar mirë dhe aspektet ku duhet të ecim më shpejt. Mbi këtë logjikë do të prodhohet edhe më së fundi dhe cili do të jetë i profili i taktikës sonë elektorale. Do të ecim në një taktikë elektorale që vjen logjikshëm tek zgjidhje dhe jo një truk i një nate të vetme apo si një kapriçio e vetme”, tha Vasili.

Perveç vendimit per pozicionin, LSI duket se ka nje qendrim te qarte mbi te gjitha per nje pike, ate te domosdoshmerise per mos lejim te krijim te mazhorancave arrogante ne qeverisje.

“Eshtë folur shumë për kufizimin e totalitarizmave dhe monopoleve të mëdha të forcave të mëdha politike në Shqipëri, të cilat nuk kanë demonstruar të jenë as pozitive dhe efektive dhe besoj që shembulli i kësaj bashkëqeverisje, ku në mjaft raste profili i LSI-së ka imponuar një ulje të tensioneve, krijimin e klimave të dialogut të domosdoshëm dhe mjaft elementë të tjera, të cilat sigurisht kanë hapur rrugë që proceset të ecin, tregojnë se Shqipëria ka nevojë për ekuilibra reciprokë dhe kushdo që do t’i bënte shërbim dominimeve absolute do të kthente Shqipërinë nga ca reminishenca ku ajo është ndarë dhe nuk ka ndermend të kthehet më”, thotë Vasili.

Sipas Petrit Vasilit, LSI do te vijoje ne perpjekjet e saj per te sheshuar konfliktet mes dy forcave te medha, si perpjekje per t’i kanalizuar qendrimet e tyre ne reformat e domosdoshme per vendin.

“Ne kemi profil shumë të spikatur, falë të cilit Shqipëria njeh fare mirë se kush është LSI dhe c’kurajo ka ajo të ketë individualitet të fortë dhe të zgjidhë ngërçet. LSI është gjithnjë e më këmbëngulëse për ta forcuar këtë profil, identitet të saj”, tha Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA