“Lapsusi” i Kate, zbulon gjininë e fëmijës së saj

06/03/2013 00:00

“Faleminderit! Do t’ia jap vajzës time”. Ky pohim i shkujdesur i Kate Middleton ditën e martë gjatë një vizite në Grimbsy, po çmend mediat britanike.

Në muajin korrik, kohë kur pritet të vijë në jetë fëmija, çifti mbretëror do të shtohet me vajzë. Një burim anonim, cituar nga tabloidët britanikë, thotë se gjatë një bisede ku ka shkembyer batuta me Kate, kësaj të fundit i ka shpëtuar fjalia që i zbuloi gjininë e fëmijës.

Megjithatë shumë u treguan mosbesues për faktin nëse fjalia ka qenë thjesht një lapsus apo e mirëmenduar nga Kate Middleton, vajza e kujdesur që i fitoi zemrën me maturinë e saj princit William. Sipas tyre, gjinia e fëmijës s’ka pse të mbahet sekret nga familja mbretërore dhe pohimi i Kate përforcon këtë fakt.

Top Channel