Një ikonë e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh, Roland Trebicka, u nda nga jeta ditën e sotme.

Me gjithë luftën ndaj një sëmundje të gjatë, Z. Trebicka nuk e la pasionin e tij për aktrimin, duke u aktivizuar  deri para pak javësh në “Teatrin Kombëtar”, me pjesën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku interpretonte rolin e Seit Beut.

Një interpretim, mes shumë e shumë të tjerësh, që u prit suksesshëm nga publiku vendas.

Breza të tërë kanë bërë pjesë të gjuhës së përditshme batuta nga personazhi mit i Jovan Bregut në “Pallatin 176”, që Roland Trebicka, me mjeshtrinë e tij e ktheu ndër kultet e komedise shqiptare.


Roland Trebicka, ne rolin e tij te famshem te Jovan Bregut tek “Pallati 176”

I lindur në Korçë në vitin 1947, karrieren e aktorit Roland Trebicka e nisi me filmin “Debatik”, në 1961-shin, ku luante rolin e Kostës.

Pas një eksperience pune në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Popullore, ai vazhdoi karrieren e tij për rreth tre dekada në “Teatrin Kombëtar”. 


Trebicka duke interpretuar tek “8 Persona Plus”

Ndër rolet në teatër renditen mes te tjeresh ai i Xhenarinos tek “Magjia e Madhe”, Zganareli tek “Don Zhuani”, roli i pacientit tek “Te gjithe kanë huqe” e shumë shfaqje të tjera teatrale, si “8 persona plus”, apo “Valsi i Titanikut”.

Në filmografi, nder rolet e tij jane “Vaska tek Enderr” per nje karrige. Ka interpretuar tek “Karnavalet e Korçes” dhe rolin e Nesti tek “Koncert në vitin 1936”.

Sensi i humorit ne aktrim dhe jete, por edhe aftesia e improvizimit, disiplina dhe perkushtimi e kthyen Trebicken ne nje nga aktoret me te mire shqiptar, te  vleresuar  nga kritika, te kerkuar nga regjisoret, por mbi te gjitha nje figure te dashur per publikun vendas, i cili e ka pritur gjithmone me duartrokitje kete artist te merituar edhe me titull, qe do t’i mungoje artit vendas, por do te mbetet ne memorien kolektive dhe historine e teatrit dhe kinemase shqiptare.

Homazhet për Trebickën do të mbahen ditën e nesërme, e enjte 7 mars, nga ora 11-13, në Teatrin Kombëtar.

Dhembje e thellë për Trebickën

Si rrallëherë, një lajm tërhoqi vëmendjen e publikut në mënyrë të rrufeshme dhe masive. Ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit shqiptar, Roland Trebicka, pushoi brenda pak sekondash rrjetet sociale.

Dhjetëra fotografi të Roland Trebickës, ku padyshim dominonin ato të rolit të Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”, e cila prej 25 vitesh vazhdon të jetë ende një nga më të shikuarat.

Batutat e famshme të Jovan Bregut, ato që tashmë thuajse i dinë të gjithë, janë postuar nga adhuruesit e aktorit të madh.

Ngushellime të sinqerta familjes dhe shumë keqardhje përnjeriun që edhe pse në moshjën 65-vjeçare dhe një shëndet në rendim, nuk iu nda skenës.

Shumica e komentuesve në rrjetet sociale kanë preferuar që Trebickës të mos i drejtohen me emrin tij, por me emrin e përsonazhit të famshëm Jovan Bregu.

Dhe në fund kanë qenë të gjithë të një mendjeje. Roland Trebicka u nda nga jeta, por ai tashmë jeton si Jovan Bregu, që do të vazhdojë të na dhurojë humor përjetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA