Këmba e Artë e Messi-t vlen 4 mln euro

06/03/2013 00:00

Shumë pyesin veten se sa mund të vlejë e majta e Messit, autore e mijëra driblimeve dhe asisteve pa fund, gotijeve me finesë e golave të panumërt.

Kjo pyetje ka marrë përgjigje në Japoni…këmba e majtë e Messit vlen 486.5 milion jen ose e konvertuar në Euro, 4 milion. Bëhet fjalë për ndërtimin tërësisht në ar të këmbës së asit argjentinas nga një shtëpi argjendarie në Japoni.

Këmba peshon 25 kilogram dhe është prezantuar nga vëllai i Leo-s, Rodrigo Messi. Vec këmbës është ekspozuar edhe “Golden Foot Plate”, gjurma e artë e “Pleshtit” që peshon 300 gram dhe ka një vlerë shumë herë më modeste se sa këmbë 25 kilogramëshe; 72 mijë euro.

Si këmba ashtu edhe pllaka e artë me “vulën e majtë” të Messit mbi të kanë dalë në ankand dhe paratë e siguruara do të shkojnë për bamirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA