Ismail Kadare, kandidat për tjetër çmim

06/03/2013 20:50

Shkrimtari Ismail Kadare është kandidat i çmimit të letërsisë artistike të huaj “The Indipendent” me librin e tij “Darka e gabuar”, organizuar nga prestigjozja britanike “The Indipendent”.

Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese “Onufri” që është edhe ajo e librit kandidat për çmim, përkthyer nga origjinali nga John Hodgson me titullin “The fall of the stone city”, duke theksuar se ky libër ka patur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Në listën e kandidatëve të tjerë është renditur edhe shkrimtari i njohur nga publiku shqiptar, Orhan Pamuk.

Fituesi do të  nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në maj 2013. “The indipendent foreign fiction prize” është themeluar në 1990 dhe është çmimi i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në gjuhën angleze.

Kjo është hera e dytë që shkrimtari Ismail Kadare kandidohet për këtë çmim. Në vitin 2007 ai ka qenë pjesë e listës së më të mirëve me librin “Pasardhësi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA