F1, kontroll antidoping për Alonson

06/03/2013 03:50

Zgjim me surpriza për Fernando Alonson, si dhe dy pilotë të tjerë: Sergio Perez e Daniel Ricciardo.

Tre pilotët e Formula 1 i janë nënshtruar kontrollit antidoping, disi surprizues, vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit me Çmimin e madh të Australisë.

“Ora 06:42, kontrolli antidoping”, shkroi piloti spanjoll i Ferrarit në profilin e tij në Tëitter. Situatë analoge edhe për meksikanin e McLaren. “Më zgjuan herët për testin antidoping!”, shkroi Perez rreth orës 7.

“Nuk është aspak e lehtë ta bësh diçka të tillë, edhe pse ndodhesh në tualetin tënd, kur ke dikë pas shpatullave, që të kontrollon”, shtoi Perez.

Daton që prej dhjetorit 2010, fakti që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit bën pjesë te Wada, Agjencia Botërore e Antidopingut, teksa që prej atëherë pilotët janë konsideruar si atletë me të gjitha efektet.

Janë të kontrollueshëm 24 orë në 24, mjafton të shohësh 103 kontrollet e bëra gjatë fundjavave të garave të kampionatit të FIA gjatë 2012-s, shto këtu edhe 20 kontrollet e bëra gjithnjë vitin e kaluar, por jashtë pistave.

Megjithatë, ndryshon fakti që kushdo e di që do të kontrollohet, dhe tjetër gjë është që kontrollorët të përfundojnë në shtëpinë tënde që në 6 të mëngjesit. Me fat kanë qenë këta 3 pilotë, pasi alkooli është i ndaluar vetëm gjatë ditëve të garave, kështu që nuk përbën asnjë problem edhe nëse nata e kaluar do të kishte qenë disi alegro.

Top Channel