Brazil 2014, një Botëror “XXL”

06/03/2013 04:25

Në stadiumet e Botërorit, që do të zhvillohet në Brazil në 2014, do të ketë edhe ulëse “XXL”.

Këtë e ka bërë të ditur FIFA, e cila shpjegon se si këto vende, që do të jenë ngjyrosur me ngjyra të veçanta nga të tjerat, “janë projektuar për t’i ofruar konfortin maksimal edhe obezëve”.

1% e vendeve të disponueshme do të jenë të destinuara për personat me aftësi të kufizuar, që për të shfrytëzuar vendet speciale do të duhet të tregojnë një çertifikatë mjekësore dhe një indeks të masës trupore mbi 30.

Ulëset “XXL” do të kenë një ngjyrë tjetër, siç mund të shihen në impiantin e parë të kompletuar (Castelao i Fortaleza-s), kanë një madhësi dopio, në krahasim me ato standardet, dhe janë më të përforcuara në bazë.

Këto vende janë të destinuara për personat me aftësi të kufizuara, mes të cilëve edhe ata obezë të theksuar.

Për të përfituar nga kjo gjë, që disa e kanë quajtur tashmë “ligji Ronaldo”, nevojitet një çertifikatë mjekësore, në të cilën duhen shfaqur indeksi i masës trupore (BMI), mbi 30.

Top Channel