SHBA-Kinë, pakt masash kundër Penianit

05/03/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për një rezolutë që parashikon sanksione ndaj Koresë së Veriut, për ta ndëshkuar për testin e saj bërthamor.

Lajmin e bëjnë të ditur diplomatë nga OKB, sipas të cilëve mbi marrëveshjen u ra dakord vonë gjatë së hënës dhe palët shpresojnë se ajo do të votohet të martën në Këshillin e Sigurimit.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende publike. Koreja e Veriut kreu testin e tretë dhe më të fuqishëm bërthamor në muajin shkurt, duke shkaktuar irritim në mbarë botën.

Ky ishte testi i parë nën lidershipin e Kim Jong un, që mori drejtimin e vendit pasi i ati Kim Jong il vdiq në dhjetor të vitit 2011.

Peniani thotë se testi bërthamor ishte një “masë për vetëmbrojtje”, e bërë e nevojshme nga qëndrimi i vazhdueshëm armiqësor i Shteteve të Bashkuara.

Vëzhguesi i testeve bërthamore, me bazë në Vjenë, thotë se shpërthimi nëntokësor kishte dyfishin e forcës së testit të mëparshëm, në vitin 2009, pavarësisht përdorimit të një mjeti, që sipas Penianit ishte më i vogël.

Koreja e Veriut deklaroi se një mjet në miniaturë ishte testuar, duke rritur frikën se Peniani kishte lëvizur drejt prodhimit të një koke bërthamore të vogël sa duhet për të armatosur një raketë.

Testi erdhi disa javë pasi Peniani testoi me sukses një raketë për të dërguar një satelit në hapësirë, një lëvizje kjo e dënuar nga Kombet e Bashkuara dhe e konsideruar si një test për teknologjikë raketore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA