Referendumi kundër importit të mbetjeve

05/03/2013 00:00

Brenda javës Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin përfundimtar mbi
zhvillimin ose jo të referendumit për ndaljen e importit të mbetjeve në
Shqipëri.

Avokatet e shoqerise civile, pohojne se ne kerkesen qe ata kane depozituar ne Gjykate është kërkuar shfuqizimi i pikes 3 të nenit 22, të Ligjit për Menaxhimin e Mbetjeve, ku nuk kufizohet importi i mbetjeve urbane nga jashtë për incenerim dhe shfuqizimin e gjithë nenit 49, i cili lejon importin e mbetjeve nga jashtë, duke u bazuar në listën e gjelbërt të miratuar së fundmi nga Ministria e Mjedisit.

Burime jo zyrtare pohojne se Gjykata Kushtetuese me shumice votash, 7 pro dhe nje kunder ka vendosur per mbajtjen e referendumit. Por ende ne faqen zyrtare te kesaj gjykate nuk ka nje vendim zyrtar.

Ambientalistet dhe shoqeria civile kane kerkuar me force heqjen e ketyre neneve nga ligji per menaxhimin e mbetjeve, pasi struktuara e kontrrolit ne Shqiperi, siçc jane doganat, por edhe ekspertet nuk jane ne gjendje te kontrollojne kete lloj importi, duke e bere Shqiperinë një vend të rrezikuar nga mbetjet e rrezikshme.
Shoqeria civile permes avokatave ka theksuar se Shqiperia si pjese e konventes se Bazelit, nese i heq keto dy nene, nuk i hap rruge importit te mbetjeve siç pretendon Qeveria, por e ndalon ate. Ne baze te kesaj Konvente çdo shtet anetar, qe eshte pjese e kesaj Konvente nuk mund te importoje mbetje ne Shqiperi pa marre leje nga shteti shqiptar dhe nese operatoret ekonomikë nuk kane licenca per kete lloj biznesi.

Pas shpalljes se vendimit te Gjykates Kushtetuese, referendumi nuk mund te mbahet para dhjetorit. Brenda 45 diteve te ardhshme presidenti pritet te caktoje daten. Sipas Kushtetutes, referendumi nuk mund te mbahet 6 muaj para shperndarjes se Parlamentit dhe 3 muaj pas mbledhjes se Parlamentit te ri. Kjo do te thote se afati me i afert eshte pas 15 marsit 2014.   
 

Top Channel