Lëvizjet e Interit/ Soler dhe Muharemovic nëse ikën Bastoni, Calhanoglu drejt lamtumirës me parametra zero
Ndonëse gjatë të gjithë këtyre muajve është folur për një avantazh të Hondës ndaj rivalëve të Jamahës në MotoGP, provat e para zyrtare të këtij sezoni treguan pikërisht të kundërtën.
Në provat e lira përpara garës së të dielës, në Katar, ishte Lorenco, ai që tregoi se mbetet piloti për t’u mundur, duke regjistruar kohën më të shpejtë.
Në kufirin e një të dhjetave, spanjolli ndiqej dy Jamahat e tjerë, Crutshloë dhe shoku i skuadrës, Valentino Rossi.
Dukshëm të shkëputur dy Hondat e para, ato të Marquez-Doviciozo, deri në gjysmë sekondi më të ngadalta.
Zhgëjyese kjo ditë provash ishte veçanërisht për spanjollin Pedrosa, i cili u rendit vetëm i teti.
Renditja e dhjetë pilotëve më të shpejtë i provave të lira
1. Lorenco 1:56.685
2. Crutchloë 1:56.743
3. Rossi 1:56.756
4. Márquez 1:57.276
5. Dovizioso 1:57.538
6. Bautista 1:57.601
7. Bradl 1:57.670
8. Pedrosa 1:57.749
9. A. Espargaró 1:57.843
10. Hayden 1:57.926
Top Channel