Malajzi, sulm ushtarak ndaj klanit filipinas në Borneo

05/03/2013 02:35

Ushtria e Malajzisë ka nisur një sulm kundër anëtarëve të armatosur të një klani filipinas, i cili ka vrarë 8 policë në ishullin e Borneos, ditëve të fundit.

Operacioni për të rimarrë kontrollin e një zone në shtetin Sabah, të pushtuar nga rreth 180 filipinas, nisi në mesnatë, sipas burimeve të qeverisë malajziane.

Shtatë batalione të ushtrisë janë dërguar në zonën në fjalë gjatë së hënës, për të përforcuar forcat policore.

Muajin e kaluar, filipinasit zbritën në një fshat bregdetar në distriktin Lahad Datu, duke këmbëngulur se territori ishte i tyre.

Duke e quajtur veten e tyre “Ushtria Mbretërore e Sulu-së”, anëtarët e klanit thanë se ishin pasardhës të sulltanatit të Sulu-së, në Filipinet jugore, të cilët qeverisin disa pjesë veriore të Borneos, prej shekujsh, duke i kërkuar qeverisë malajziane të paguajnë më shumë para, për shfrytëzimin me qira të tokës së tyre.

Malajzia i refuzoi kërkesat e tyre dhe urdhëroi grupin të rikthehej nga kishte ardhur. Të hënën, qeveria e Filipineve apeloi ndaj Malajzisë të ushtrojnë vetpërmbajtje maksimale dhe të shmangin gjakderdhjen e mëtejshme, duke dërguar sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Albert del Rosario, drejt Kuala Lumpur për bisedime.

Zyrtarë kanë thënë se ai mund të kërkojë që një anije e marinës së Filipineve të lejohet të zbarkojë në Lahad Datu, për të kthyer anëtarët e klanit në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA