Sipas Kate Winslet, katër vitet e fundit kanë bërë që ta shohë jetën dhe karrierën në mënyrë më të qartë. Në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’, aktorja e famshme theksoi se martesa e tretë e saj e ka ndryshuar tërësisht.
Por, nga deklaratat e mëposhtme do të kuptoni se vitet e fundit nuk e kanë ndihmuar të shprehet qartë aktoren.
“Kam mësuar shumë gjëra për veten time. Tani shoh gjithçka më kthjellët. Kam shumë materiale me të cilat mund të punoj dhe e di që mund t’ia dal. Nuk do të dorëzohem, por edhe nëse dorëzohem do të di ta ndaj shapin nga sheqeri. Kuptohet kjo që sapo thashë? Me shumë mundësi jo…”, deklaroi protagonistja e ‘Titanic’.
Kate Winslet ka fituar një Oscar në vitin 2009 me filmin ‘The Reader’, por suksesi në karrierë u frenua paksa nga divorci me regjisorin Sam Mendes një vit më pas.
Top Channel