Juve, Conte: Galliani është juventin

05/03/2013 15:45

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, është shprehur se Juventusi e ka fituar tashmë titullin kampion në Serinë A edhe pse është vetëm 6 pikë e shkëputur nga vendi i dytë (Napoli) dhe kësaj fraze trajneri i bardhezinjve, Antonio Conte, i është përgjigjur kështu:

“Vitin e kaluar Milani ishte 7 pikë para, por e fituam ne titullin. E falenderoj Gallianin për vlerësimin që ka për ekipin tim dhe e di që thellë-thellë është juventin.”

Për momentin, bardhezinjtë janë të përqendruar tek Liga e Kampineve ku do të ndeshen ditën e mërkurë ndaj Celtic, në një takim që nuk ka histori pas rezultatit në Skoci (3-0 për italianët), por Conte thekson: “Nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. Është një ndeshje Champions-i dhe kualifikimet fitohen pas 180 minutash. Do të kemi përballë një skuadër të fortë dhe krenare që do të mundohet të luajë mirë pas përballjes së parë.”

“Do të jetë një provë për të gjithë ne, përfshirë edhe mua si trajner. Kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit, por futbolli na ka mësuar me surpriza të pakëndshme. Duhet të luajmë me kujdes dhe vendosmëri”, shtoi Antonio Conte.

Top Channel