Në filmin e tij më të fundit Jim Carrey ishte në një formë të shkëlqyer, por për të arritur këtë formë aktori komik ka vuajtur shumë.
51-vjeçari mbajti një dietë shumë të rreptë në mënyrë që të dukej sa më mirë në filmin ‘The Incredible Burt Wonderstone’, ku ka luajtur rolin e magjistarit Steve Gray.
Australiani tha për revistën ‘People’ se kur xhirimet mbaruan, ai u gëzua shumë pasi më në fund mund të hante ç’të donte dhe mund të ndërpriste stërvitjen.
“Është bukur të jesh me muskuj, por për të qëndruar ashtu duhet të hash gjëra që nuk mund të hahen dhe të rraskapitesh në palestër”, tha duke qeshur Carrey.
“Më në fund mund të jetoj i lumtur me barkun tim të fryrë sepse nuk do të mbaj më dietë”, shtoi aktori i famshëm.
Top Channel