Galliani: Shpresoj që Barça të mos zgjohet

05/03/2013 15:15

Edhe pse Barcelona ka pësuar tre humbje në katër ndeshjet e fundit (dy ndaj Realit dhe një ndaj Milanit në Champions), Adriano Galliani vazhdon të ketë frikë atë që e quan “skuadrën më të fortë në botë”.

Administratori i deleguar i Milanit u shpreh për mediat sportive italiane: “Barcelona vazhdon të jetë skuadra më e fortë në botë dhe shpresojmë që të mos zgjohen në ndeshjen ndaj nesh.”

Milani do të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve në Camp Nou (12 mars) pasi ka fituar ndeshjen e parë 2-0 në San Siro, por duket se Galliani nuk i zë besë krizës së katalanasve.

Gjithsesi, më parë është ndeshja e së premtes ndaj Genoa: “Kemi kampionatin më përpara dhe duhet të mendojmë për tre pikët të premten. Balotelli është e vështirë të luajë që nga minuta e parë sepse nuk është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi ndaj Interit. Të shohim se çfarë do të thonë mjekët.”

Galliani mendon se vendi i dytë është i arritshëm, ndërsa theksoi se kampionatin e ka fituar Juventusi tashmë: “Jemi një grup skuadrash që luftojnë për vendin e dytë sepse Juventusi e ka fituar kampionatin që tani.”

Top Channel