Kryengritësit sirianë janë duke përdorur armë, të cilat besohet se vijnë nga Kroacia, denoncoi ditën e martë e përditshmja “Jutarnji List”.

Gazeta kroate saktësoi se besohet se është lëvizja islamike e “Ahrar al-Sham”, pjese e levizjes kryengritesi anti-Assad, ajo që ka përvetësuar arsenalin kroat.

Në artikull shkruhej se armët e përdorura gjerësisht në luftën e Kroacisë për pavarësi nga Jugosllavia u dërguan në Siri nëpërmjet ndërmjetësisë së amerikanëve.

Konkretisht, bëhet fjalë për një numër të paspecifikuar armësh automatike si “RBG 6” dhe granathedhësin “M79”.

Kanalet e kalimit të armëve në Siri nuk janë të qarta. Skandali i publikuar prej më shumë se një jave në mediat kroate ka krijuar një tronditje të vërtetë në vend, por ende nuk ka pasur një shpjegim të qartë të Zagrebit zyrtar mbi vërtetësinë e informacioneve apo përgjegjësinë e tij.

Të dhënat se automatikë dhe granatahedhësit e prodhimit jugosllav mund të kenë përfunduar në duart të militantëve islamikë, mbështesin frikën e BE-së, që është shprehur kundër heqjes së një embargo të armëve ndaj kryengritësve, me argumentin se shumë prej tyre mund të përfundojnë në duart e gabuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA