AK: Privatizimet, politika anti-kombëtare

05/03/2013 00:00

Aleanca Kuqezi i cilësoi anti-kombëtare politikat e qeverisë Berisha në sektorin e privatizimeve të pasurive shtetërore.

Lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu në një takim me strukturat drejtuese të kësaj force politike në qytetin e Tiranës, mori si shembull gjendjen e minierës së Bulqizës dhe dështimet e njëpasnjëshme të privatizimeve të saj.

Kjo minierë, tha ai, është lënë në gjendje të mjerueshme dhe minatorët janë shndërruar në skllevër të pushtetit të korruptuar. Më tej, zoti Spahiu u ndal tek privatizimi i Albpetrol-it dhe sektorit të naftës, që për AK është degraduar plotësisht.

Spahiu tha se edhe privatizimi i katër HEC-eve, të miratuara të hënën vetëm me votat e mazhorancës në parlamentin shqiptar, ëshë në kuadër të politikave anti-kombëtare të qeverisë.

Top Channel