
Kur çifte të famshme përfundojnë në divorc, ky fakt nuk është aspak i çuditshëm kur bëhet fjalë për çifte si Kim Kardashian dhe Chris Humpries që kanë qenë të martuar vetëm për pak kohë, por kur çiftet si Rhea Perlman si dhe Danny DeVito njoftojnë divorcin pas 30 vitesh martesë, ky fakt vjen si një goditje e vërtetë për të gjithë adhuruesit.
Ja cilët janë disa prej çifteve të famshme që kanë përfunduar në divorc pas më shumë se 26 vitesh martesë.
Divorci Pavarotti-Veroni
Ylli i operas, Luciano Pavarotti u martua me Adua Veronin ne vitin 1961. Adua u bë menaxherja e tij, megjithatë në 1996 Luçiano u largua nga Adua për sekretaren e tij, Nicoletta Mantovani, e cila ishte më e re se bijat e tij.
Divorci DeVitto-Perlman
Danny DeVitto dhe Rhea Perlman u takun për herë të parë në 1971. Ata filluan të jetonin së bashku vetëm pas dy javësh.
Ndoshta mund të dukej pak e nxituar, megjithatë ata përshtateshin aq shumë me njëri-tjetrin saqë vendosën të martoheshin në 1982. Ata patën tre fëmijë dhe kanë punuar bashkë në disa filma të ndryshëm. U ndanë pas 30 vitesh martesë.
Divorci Lewis-Palmer
Patti Palmer ishte një këngëtare me orkestrën Tommy Dorsey, kur ajo u martua me Jerry Leëis në vitin 1944. Ajo u tërhoq nga skena për të rritur gjashtë fëmijët e tyre.
Në vitin 1980, vetëquajturi “i talentuari, i pasuri dhe gjeniu i njohur ndërkombëtarisht” la familjen e tij për të jetuar me balerinën Sandee Pitnick pas 36 vitesh martesë.
Divorci Ebsen-Wolcott
Çifti u martua në vitin 1946 dhe kishte pesë fëmijë. Gjatë viteve ata filluan të distancoheshin nga njëri-tjetri dhe të mendonin ndryshe. Ata u shkurorëzuan në heshtje në vitin 1985 pas 39 vitesh martesë.
Divorci Ledderer-Landers
Ann Landers dhe Jules Ledderer u martuan në 1939. Pas 36 vitesh martese, ne kolonen e tij te shkrimeve “Eppie” njoftoi fundin e martesës së saj në kolonën e shkrimeve.
Ky lakm ndiqej nga një hapësirë bosh si një “memorial për një nga martesat më të mira në botë që nuk e arritën dot vijën e finishit.”
Divorci Redford-Wagenen
Robert Redford dhe Lola van Wagenen u divorcun pas 27 vitesh martesë. E ardhmja e ekranit Robert Redford ishte vetem 22 vjeç dhe kishte vetem 300 dollarë në llogari të tij kur u martua me Lola van Wagenen in 1958.
Redford gjithmonë ka ruajtur privatësinë e tij, aq shumë sa që edhe pse ai dhe Lola u divorcuan në 1985, ky fakt u bë publik vetëm 10 vjet më vonë.
Disa nga lidhjet e tjera bashëshortore më të famshme e më të gjata që nuk arritën dot të jenë të përjetshme është martesa e Morgan Freeman dhe Myrna Colley-Lee, ata u ndanë pas 26 vitesh martesë. Leonard dhe Sandi Nimoy u divorcuan pas 34 vitesh. George and Marion Segal u ndanë pas 26 vitesh.
Ben Vereen dhe Nancy Bruner perfunduan lidhjen e tyre martesore pas 36 vitesh. Kurse botuesi miliarder Malcom dhe Roberta Forbes i dhanë fund martesës së tyre pas 39 vitesh martesë.
Top Channel