Capello: Cassano nuk njeh respektin

04/03/2013 20:30

Pas zënkës së fundit të ndodhur tek Interi, ku Cassano pati një mosmarrëveshje që për pak përfundoi në dhunë fizike me trajnerin Stramaccioni, mbi çështjen komentoi trajneri i Kombëtares Ruse të Futbollit, Fabio Capello.

“Cassano është një njeri i mirë, bujar dhe me shumë talent, por për fat të keq, nuk i njeh kufijtë dhe as respektin”, deklaroi njeriu që e lëshoi në futbollin e rëndësishëm, kur e mori ende një djalosh tek radhët e Romës nga Bari, një dekadë më parë.

“Ai sheh futbollin vetëm në një mënyrë të caktuar ndonjëherë, prej këtij këndvështrimi humbet simpatinë e shokëve të tij. Përse? Është një pyetje që ia bëj vetes prej një kohe të gjatë dhe mendoja se pasi u bë baba do të qetësohej, por ai duhet të kuptojë që në jetë, ka disa momente që duhen pranuar vendimet e të tjerëve. Mungesa e limiteve bën që t’i bëj shpesh dëm vetes. Më vjen keq, pasi mund të kishte arritur shumë më lart në këtë sport”.

Top Channel