
Edhe pse pa Ballotellin, Milani mundi 3-0 Lazion, duke u ngjitur në vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A.
Me këtë fitore, ndaj një rivali direkt në luftën për të siguruar një vend për në edicionin e ardhshëm të Champions League, skuadra e drejtuar nga Allegri konfirmon formën e mirë që po kalon në kampionat, ku nuk pëson humbje që nga 22 dhjetori i vitit të kaluar.
Dy golat e parë të kuqezinjve erdhën në minutat e fundit të pjesës së parë, por momenti që ndryshoi rrjedhën e lojës ishte dalja me të kuq e Candrevas në minutën e 16’.
Në minutën e 40’, Pazzini shënoi golin e shumëpritur nga tifozët e Milanit, ndërsa 4 minuta më pas Boateng dyfishoi rezultatin.
Goli i Pazzinit, në pjesën e dytë, vulosi fitoren e Milanit dhe shuajti shpresat e pakta të lacialëve për të bërë suprizën në “San Siro”.
Tashmë Skuadra e Allegrit ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 5 më pak se Napoli dhe 11 më pak se Juventusi kryesues.
Top Channel