Superiore, fitojnë Vllaznia e Kastrioti

03/03/2013 17:30

Të dielën u luajtën dy sfidat përmbyllëse të kësaj jave, që dhuruan dy fitore të ekipeve udhëtuese.

Në Fier, Apolonia u mund nga Vllaznia e Artan Bushatit, duke shuar shpresat për një qëndrim të mundshëm në Superiore.

Fierakët janë ndëshkuar, në këtë ndeshje, nga dy kartonë të kuq dhe një 11-metërsh, nga gjyqtari Jemini.

Hajdari zhbllokon ndeshjen, ndërkohë që me një penallti Ribaj barazon përkohsisht.

Sërish është një 11-metërsh, që i jep avantazhin skuadrës shkodrane, që ndodhej prej minutës së 13-të të pjesës së dytë në superioritet numerik.

Në fund të takimit është Rexha, që vulos shifrat përfundimtare në 1-3.

Në ndeshjen tjetër, të luajtur në Berat, Tomorri është mundur 1-2 nga Kastrioti, duke u fundosur edhe ata në fundin e klasifikimit.

Top Channel