Interi bën mrekullinë në Catania

03/03/2013 17:50

Ka bërë mrekullinë Interi në këtë javë të 27-të të Serisë A, pasi ka arritur të përmbysë në favor të tij disavantazhin e 2 golave.

Catania e fillon me vrull ndeshjen përballë zikaltërve, duke i gjetur të papërgatitur. Në fillim Bergesio dhe më pas Markeze, brenda 19 minutave, arrijnë të kalojnë dy herë Handanovic.

Megjithatë, skuadra e Stramaconit gjen forcë për t’u ringritur dhe këtë gjë e bën menjëherë, me fillimin e pjesës së dytë. Alvarez ngushton diferencën në 2-1, Palasio në minutën e 70-të barazpeshon gjithçka në 2-2.

Katania aktivizon rreth 10 minuta nga fundi edhe sulmuesin e kombëtares shiptare, Edgar Çanin, por ata që shënojnë janë sërish lojtarët e Interit. Palasio në minutën e 90-të shënon edhe golin e fitores për Interin, i cili tashmë ka lënë pas edhe Lacion me golavarazh, pasi janë me pikë të barabarta.

Bayern mund edhe Hoffenheim
Gomez i jep fitoren e 20-të bavarezëve në 24 javë kampionat

Eshtë mbyllur java e 24-të e Bundesligës, ku Bayern Munchen vazhdon të konfirmohet si padron absolut i kampionatit gjerman, pasi ka fituar edhe ndaj Hoffenheim-it, minimalisht 0-1. Në minutën e 38-të të pjesës së parë, asisti i Riberisë shndërrohet në gol nga Mario Gomez. Pas kësaj fitoreje, bavarezët rikthehen sërish në kuotën e 17 pikëve avantazh ndaj Borussia Dortmund, të vendit të dytë.

Top Channel