Forumi Kombëtar i Gruas Socialiste

03/03/2013 00:00

Është mbledhur në Tiranë Forumi Kombëtar i Gruas Socialiste.

Olta Xhaçka, kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, u shpreh e kënaqur për fuqizimin e kësaj organizate në çdo cep të Shqipërisë duke ofruar një mbështetje të pakursyer për PS-në.

Angazhimin në politikë të grave, Olta Xhaçka e quajti “jo detyrë partiake, por obligimin përballë një mori problemesh me të cilat ndeshen gratë shqiptare sot”.

Kryesia zgjodhi si nënkryetare të këtij Forumi Keti Bazhdarin për zonën e veriut, ndërsa për jugun zonjën Majlinda Bufli.

Top Channel