Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Lewis Hamilton regjistroi të shtunën kohën më të mirë të të gjitha ditëve të testimeve në Montmelo.
Piloti britanik i Mercedes tregoi edhe një herë shpejtësinë e tij dhe duket se do të jetë një nga favoritët për të fituar botërorin së bashku me Vettel dhe Alonso.
Por, vetë ai u shpreh: “Zhvillova një xhiro shumë të mirë, por nuk e dimë se si po punojnë kundërshtarët tanë. Nuk e dimë se sa të ngarkuar me benzinë kanë qenë sepse me 10 litra më pak mund të fitosh 3 të dhjetat. Kohët e testimeve nuk tregojnë shumë, gjithashtu nuk xhiruan Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso kështu që koha ime e shpejtë nuk vlen.”
Ndërsa piloti i McLaren, Jenson Button, e sheh Mercedesin si një skuderi që duhet marrë në konsideratë për titullin: “Është skuderia më e fortë dhe e qëndrueshme gjatë testimeve dimërore.”
Top Channel